Arrestohet 25-vjeçari, u vjedh italianëve gjeneratorin dhe fuçitë me naftë

Policia italiane ka vënë në pranga  një 25-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka vjedhur naftë në një fshat në Itali.

Shqiptari e ka vjedhur naftën në një fermë të madhe në komunën e San Nicola Manfredi duke mbushur furgonin e tij me fuçi të mëdha.

Karabinierët e stacionit San Giorgio del Sannio, pasi morën një denoncim nga fshatarët Santa Maria Igrisone u vendosën menjëherë në lëvizje.

Pas një ndjekje që zgjati shumë pak, policiaarriti të kapë  25-vjeçarin ku brenda furgonit ka gjetur edhe naftën.

Pas hetimeve të kryera  policia  konstatuan se materiali ka ardhur nga një garazh i një shtëpie në fshatin prej nga u krye edhe denoncimi.

Malli i vjedhur mbante vlerën e 5 mijë eurove.

Policia pretendon se shqiptari nuk ka vepruar i vetëm por ka edhe bashkëpunëtorë.

25-vjeçari u dërgua në burgun e Beneventos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *