Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, ka rënë në prangat e policisë këtë të enjte. Bëhet me dije se është arrestuar Ergys Tarko, 30 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.
Kujtojmë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 12.04.2022, e kishte dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi në muajin gusht të vitit 2021, gjatë kontrollit të banesës ku ai qëndronte përkohësisht për periudhën e sezonit veror, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat ai i shpërndante në zonën përreth.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.