Arrestohet 33-vjeçari me dy emra, zbulohet e shkuara e tij kriminale

Bruno (Marko) Gjinaj është 33 vjeçari i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në qytetin e Burrelit. Në muajin janar të 2020-ës ai ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit. Pas gjashtë muajsh Gjinaj ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi, ndërsa në fund të vitit 2020 ai ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”.Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari, i cili ishte në kërkim për “Vjedhje”Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Burrelit.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Filiali”.Falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, shërbimet e policisë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Bruno (Marko) Gjinaj., 33 vjeç, banues në Burrel.Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë dhe konkretisht:Më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit.Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi.Me datë 03.12.2020, ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh.Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”.Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *