Shtetasi 33-vjeçar me iniciale B.Rr. ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm. Me anë të një njoftimi zyrtar, blutë e gjirokastrës dhe ato të Tepelenës, bëjnë me dije se me automjetin e tij tip “Seat”, i arrestuari po ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin, kundrejt fitimit. Dyshohet se ai u ka marrë shtetasve nga vendet MENA (nga Afrika Veriore, ose vendet e Lindjes së Mesme) 250 euro për person.
Ky është operacioni i dytë i policisë brenda 24 orëve, lidhur me këtë vepër penale.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë – finalizohet operacioni policor i koduar “road guard 54”
“Road guard 54”, operacioni i dytë brenda 24 orëve, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
Ky operacion u zhvillua nga strukturat e dvp gjirokastër dhe komisariati i policisë tepelenë.
U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 8 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 33-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.
Specialistët e seksionit për hetimin e trafiqeve të paligjshme, në bashkëpunim me seksionin operacional, komisariatin e policisë tepelenë dhe forcën e posaçme “shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “road guard 54”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– b. Rr., 33 vjeç, banues në vlorë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në hyrje të qytetit të tepelenës, në vendin e quajtur “agjencia”, duke transportuar me automjetin tip “seat”, në drejtim të tiranës, 8 emigrantë nga vendet mena, kundrejt shumës 250 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë gjirokastër, për veprime të mëtejshme.