Një 34-vjeçar në Vaun e Dejës është vënë në pranga pasi ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake.
Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin N. P., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.