Një 38-vjeçar me inicialet G.Ll. është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka vjedhur disa automjete përgjatë dy muajve të parë të vitit. Ai thyente xhamat e makinave dhe merrte sendet personale që gjente brenda. I arrestuari akuzohet edhe për vjedhjen e një biçiklete.
“Ky shtetas u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të marrë sendet personale që ndodheshin në të. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi G. Ll. është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera të sendeve personale, në automjetet e shtetasve të ndryshëm dhe i vjedhjes së një biçiklete, vjedhje këto të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme,”– njoftoi Policia.