Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Belsh një 38-vjeçar, Olsi Bali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Firences për trafikim të lëndëve narkotike.
Arrestimi u realizua pas informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën. Bali do të ekstradohet në Itali, ku ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Elbasanit për vijimin e procedurave.