Arrestohet 38-vjeçari, tentoi të vriste me sëpatë fqinjin

Erjon Shaqollari 38 vjeç, është vënë në pranga pasi tentoi të vriste fqinjin e tij, 61-vjeçarin Kastriot Hoxhallari me sëpatë, në Pogradec. Sipas informacioneve të policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

61-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Shaqollarit i është gjetur dhe një thikë.

Njoftimi i Policisë: Pogradec

Tentoi të vriste me mjet prerës (sëpatë) fqinjin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Sekuestrohet një tjetër mjet prerës (thikë) që iu gjet me vete 38-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas marrjes së informacionit për një konflikt midis 2 fqinjëve, në lagjen nr. 5, kanë organizuar punën me qëllim neutralizimin e këtij konflikti, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, shtetasin K. H., 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *