Një 41-vjeçar është arrestuar në qytetin e Korçës pasi në një ambient në pronësi të tij, policia gjeti një armë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
“Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Posedonte armë zjarri në një ambient në pronësi të tij, vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë.Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Turan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.