Një shtetas 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lushnjës, pasi gjatë natës, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të efektivëve, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën.
42-vjeçari me iniciale V.K është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë. Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se ai po e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por shtoi shpejtësinë, duke u rrezikuar atyre jetën, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 42 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë. Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se shtetasi V. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur