Një 43-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Korçë pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, që 43-vjeçari kishte në përdorim, iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës