Një 44-vjecar nga Korça ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim. Shtetasi me inicialet E.K, rezulton i dënuar në mungesë nga gjykata, për veprën penale “ngacmim seksual”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”