Një shtetas 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi kërcënoi bashkëfshatarin. Ata kishin pasur një konflikt për çështje pronësie.
Ai u kap pas njoftimit se në fshatin Vrenjt, kishte qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kërcënuar bashkëfshatarin e tij.
49-vjecari me inicialet A.F. u arrestua pas konfliktit me 25-vjeçarin me inicialet M.F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.