Policia në Norvegji ka arrestuar të hënën një akademik nga Brazili pas dyshimeve se po përdor identitet të rreme dhe mund të jetë një qytetar rus që punon për inteligjincën e Kremlinit.
“Kemi kërkuar që një studiues brazilian në Universitetin “Tromso” të dëbohet nga Norvegjia ndërsa ne besojmë se ai përbën një kërcënim për interesin publik”, tha Hedvig Moe, Ndihmës shefi i shërbimit të Sigurisë Policore Norvegjeze.
“Shërbimi i Sigurisë Policore Norvegjeze është i shqetësuar se ka marrë informacione në lidhje me politikën norvegjeze të zonës veriore. Nëse ky rrjet ose informacion i mbledhur pak nga pak nuk është një kërcënim për sigurinë e mbretërisë, jemi të shqetësuar se informacioni mund të keqpërdoret nga Rusia”, tha Moe.
Agjencia nuk e zbuloi emrin e burrit por tha në Twitter se ai po mbahej në izolim për shkeljen e dy pikave të kodit penal norvegjez që kanë të bëjnë me “inteligjencën e paligjshme”, që mund të dëmtojnë “interesat themelore kombëtare dhe “interesant e sigurisë së shteteve të tjera”.
Autoritetet ruse ende nuk e kanë komentuar arrestimin por ambasada ruse tha në një email se nuk ishin në dijeni të rrethanave të rastit dhe e përshkruajnë si pjesë të “spiunazhit” në Norvegji ku gjithçka është e “dyshimtë” dhe mban era “spiunazh”.