Shtetasi me iniciale D.K është arrestuar ditën e sotme nga komisariati i policisë Tepelenë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuara. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Buz, Memaliaj, ndërkohë që bëhet e ditur se e abuzuara është 32 vjeçe dhe e paaftë për të vepruar.
Njoftim i policisë:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”./Priza.al