Burri do të duhet të përgjigjet edhe për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë pasi qëlloi nënën e fëmijës dhe 35-vjeçarin që hyri në banesën e gruas për t’i shpëtuar.
Është arrestuar fajtori i supozuar për vdekjen e 9-vjeçares Olivia Pratt-Korbe, e cila ndodhi të hënën në shtëpinë e vajzës në Liverpool gjatë një të shtënash me armë zjarri. Një vrasje që tronditi opinionin publik në Angli. BBC saktësuar se bëhet fjalë për një 36-vjeçar nga Huyton i cili do të thirret të përgjigjet edhe për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Vrasësi në fakt ka plagosur si 35-vjeçarin, i cili hyri në shtëpi për t’i shpëtuar ndjekësit, ashtu edhe nënën e fëmijës. Gruaja kishte hapur derën për të parë se çfarë po ndodhte pasi kishte dëgjuar të shtënat dhe në atë moment personi i armatosur dhe “shënjestra” e tij hynë në shtëpi.
Policia ka arrestuar edhe objektivin e vrasësit, që do të merret në pyetje -Objektivi i mundshëm i vrasësit u arrestua të enjten nga policia e Merseyside. Burri ka mbetur i plagosur, por gjendja e tij është stabile. Ai nuk do të kishte asnjë lidhje me familjen e fëmijës dhe do të merret në pyetje për vrasjen.