Është vënë në pranga shtetasi me inicialet E.B., i cili plagosi me sëpatë 46-vjeçarin në Korçë gjatë një konflikti.
Ai tashmë është në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe tahmë për të po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Korçë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për plagosjen me mjet të fortë të shtetasit S. D., gjatë një konflikti, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 13, Korçë, ju informojmë se:
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, aktualisht ndodhet i shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Korçë, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.