Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka vënë në pranga drejtorin e komanduar në IEVP Reç-Shkodër, Ervis Zikën.
Ky i fundit akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.Zika dyshohet se ka lejuar futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit. Në lidhje me vjedhjen, ai ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Dyshohet se ai ka futur sendet e ndaluara brenda pa kaluar në skaner.
Mësohet se urdhëri është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Urdhëri i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, u zbatua mbrëmjen e kaluar, sipas vendimit me Nr.262 datë 25.04.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale, ndaj Ervis Zikës.
Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë.