Dhunon fizikisht bashkëshorten me sende të forta, arrestohet burri në Gjirokastër. Gruaja ka përfunduar në spital për mjekim pas plagëve të shkaktuara nga dhuna.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.
Gruaja ka përfunduar në spital për mjekim pas plagëve të shkaktuara nga dhuna.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.