Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar mbrëmjen e sotme operacionin policor “The shadow of the night”,duke prangosur në flagrancë një 25-vjeçar nga Berati, që ishte kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit, për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa.
Në pranga ka rënë Andrea Zerollarit, ndërsa janë dokumentuar edhe 4 vjedhjeve banesash, të kryera dy netët e fundit, ku kishte grabitur vlera monetare dhe pajisje të ndryshme elektronike.
Zerollari, i dënuar 3-herë më parë për vjedhje, u kap në flagrancë gjatë tentativës për t’u futur në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”.
Gazetarja Eneida Petova bën me dije se ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia, që kishte siguruar në rrugë operative informacionin për vjedhjen që do të kryente 25-vjeçari mbrëmjen e sotme.
Policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash, që dyshohet se autor është Zerollari.