Ditën e sotme u arrestua në Dubai i shumëkërkuari Durim Bami. Arrestimi i 45-vjeçarit u bë e mundur pas shumë kërkimesh dhe verifikimesh.
Durim Bami është akuzuar për vepra të ndryshme kriminale si kultivimin e lëndëve narkotike, sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.
Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar atij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkohë po vijon procedura për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.