Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës, në pranga tre zyrtarë të tjerë (Video)

Ditën e enjte Policia e Sarandës ka arrestuar katër zyrtarë e ish-zyrtarë midis tyre edhe ish-drejtorin e kadastrës së Durrësit

Gjatë operacionit “Heshtja 2”, u arrestuan shtetasit  Andri Dhima, Vasil Lango, Saimir Braho dhe Erliton Ymeri , dhe u shpall në kërkim shtetasja Kozeta Statha.

Një prej të arrestuarve është Andri Dhima ish-drejtori i Kadastrës, u arrestuan shtetasit, Vasil Lango, Saimir Braho dhe Erliton Ymeri , dhe u shpall në kërkim shtetasja Kozeta Statha.DY prej tyre janë arrestuar pikërisht në zyrën ku ishin duke punuar, ndërsa policia është duke kryer kontrolle në shtëpitë e katër të arrestuarve.

Nuk ka ende të dhëna në lidhje me shkakun e arrestimit, pasi operacioni i koordinuar nga Prokuroria e Vlorës është duke u zhvilluar.

Pak javë më parë, policia e Sarandës, sërish me urdhër të Prokurorisë së Vlorë, arrestoi shefen e IMT-së, Romina Pulaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi sipas prokurorëve kishte lejuar ndërtimin e një pallati pa leje në qytet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *