Arrestohet ish-juristi i Kadastrës së Durrësit për tjetërsimin e pronave në Spitallë

Mikel Zaho, ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, u arrestua për herë të tretë pas përfshirjes në një skemë korrupsioni që ka çuar në tjetërsimin e mbi 139 mijë m² tokë në zonën e Spitallës.

Hetimet e nisura pas denoncimit të një qytetari kanë zbuluar se Zaho dhe 5 persona të tjerë kanë manipuluar dokumente dhe përdorur dëshmitarë të rremë për të përfituar paligjshëm nga toka.

Prokuroria po heton skemën që ka përfshirë ish-zyrtarë të lartë dhe personel të Kadastrës, ndërsa dyshimet janë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *