Arrestohet kamarieri 19-vjeçar në Himarë, i vodhi para menaxherit!

Një 19-vjeçar ësthë arrestuar pasi i ka vjedhur menaxherit të lokalit një sasi të konsiderueshme parash.

Ngjarja ka ndodhur në Himarë ku B.S, punonte në një lokal dhe vodhi menaxherin e tij. Ndërkohë në aksin Sarandë-Borsh është arrestuar një 37-vjecar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 19 vjeç, pasi me datë 29.07.2021, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit, ku shtetasi B. S., ishte i punësuar.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. A., 37 vjeç, pasi në aksin rrugor Sarandë-Borsh, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *