Arrestohet në Bahamas mbreti i kriptovalutave, Sam Bankman-Fried

Sam Bankman-Fried, themeluesi i shkëmbyesit të kollapsuar të kriptovalutave, FTX, është arrestuar në Bahamas, ka bërë të ditur prokurori i përgjithshëm i shtetit.

Ai është paraparë që të dalë të martën para gjykatës në Nassau.

Policia ka thënë se Bankman-Fried është arrestuar për “shkelje financiare” sipas ligjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bahamas.

Muajin e shkuar, FTX aplikoi për falimentim në SHBA, duke lënë shumë përdorues pa mundësinë që t’i tërhiqen mjetet e tyre.

Sipas një dokumenti gjyqësor të muajit të shkuar, FTX u ka borxh 50 kreditorëve më të mëdhenj rreth 3.1 miliardë dollarë.

Është e paqartë se kush do të mund të rikthejë mjetet – edhe pse ekspertët nuk presin që të ndodhë kjo në masë të madhe.

Dikur Bankman-Fried ishte parë si versioni i ri i investitorit amerikan legjendar, Warren Buffet. Në tetor pati pasuri në vlerë prej 15 miliardë dollarësh.

FTX qe themeluar më 2019 dhe shumë shpejt u bë shkëmbyesi i dytë i kriptovalutave, me rreth 10 miliardë dollarë buxhet tregtar në ditë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *