Një ditë pas operacionit në Elbasan që u godit banda e kokainës që drejtohej nga Suel Çela është arrestuar vëllai i tij në Belgjikë. Ai është Mario Çela.
SPAK në bashkëpunim me homologët belgë ka arritur që ta identifikojë duke e prangosur.
Ndërkohë që Suel Çela vijon që të jetë në arrati i akuzuar për drejtimin e bandës që trafikoi mbi 1.4 ton kokainë dhe që porositi disa vrasje.