Arrestohet në Greqi i mituri shqiptar, goditi me thikë…

Një 15-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për grabitje dhe tentativë vrasje. Mediat raportojnë se i mituri bashkë me 4 persona të tjerë e kanë goditur me thikë një 16-vjeçar, me qëllim për t’i vjedhur celularin.

Ngjarja ka ndodhur më datë 20 shkurt, ku të rinjtë kanë sulmuar fillimisht verbalisht dy persona. Këta të fundit janë larguar me vrap, por njëri prej tyre është kapur dhe është qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i marrë celularin që ai kishte me vete.

Për ngjarjen policia arrestoi të miturin shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje, plagosje dhe shkelje të ligjit për armët. Ai ka refuzuar të japë shenjat e gishtave, por në një kontroll në banesën e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar veshjet që kishte veshur në momentin e sulmit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *