Arrestohet në Itali 27-vjeçari shqiptar, kapet me sasi rekord kokaine dhe një shumë të majme parash

Një shtetas shqiptar 27-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap në posedim të një sasie të madhe lënde narkotike.Gjatë një kontrolli të martën në mbrëmje, rreth orës 20:00, policia e Milanos ka pikasur shqiptarin i cili sapo pa policët u largua në këmbë.

Pasi u ndalua, 27-vjeçari u tregua shumë nervoz. Agjentët e kontrolluan duke i zbuluar 19.200 euro. Nga një kontroll i mëtejshëm, i riu ishte i papunë dhe në lidhje me sasinë e parave që kishte, ai ofroi justifikime kontradiktore dhe jo shumë të besueshme, të tilla si detyrimi për të blerë një makinë në zonë, por pa qenë në gjendje të jepte emrin ose numrin e telefonit të shitësit, të cilit duhet t’i jepte shumën.

Më në fund, policët kontrolluan banesën e 27-vjeçarit, në zonën Pozzo Strada, ku gjetën materiale të ndryshme për paketimin e dozave dhe 33 pako kokainë të pastër për një peshë totale prej gati 30 kg. Substanca, me pakicë, do të kishte dhënë rreth 2 milion e gjysmë euro. Për më tepër, agjentët gjetën edhe 280 mijë euro të tjera. “Sekuestrimi është absolutisht i jashtëzakonshëm. Ka mbi 30 vjet që asnjë kapje e tillë kokaine nuk është parë nga policia”, sqaron deklarata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *