Pritet që SPAK të publikojë dhe njoftimin zyrtar për vënien në pranga të Karriqit dhe të shoferit të tij.
/Priza.al/
Është arrestuar në Kavajë, prokurori i qytetit të Kukësit. Dyshohet se prokurori Edmond Karriqi është përfshirë në korrupsion.
Bashkë me Karriqin është vënë arrestuar edhe shoferi i tij.
Pas arrestimit të prokurorit dhe shoferit të tij, policia ka shkuar të ushtrojë kontroll edhe në shtëpinë e Karriqit.
Edmond Karriqi është prokurori që hetoi çështjen e këngëtares Fjolla Morna që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës. Sot Morina është në arrati edhe pse është dënuar në mungesë.
Pritet që SPAK të publikojë dhe njoftimin zyrtar për vënien në pranga të Karriqit dhe të shoferit të tij.
/Priza.al/
Sign in to your account