Arrestohet në Lezhë narkotrafikanti 48-vjeçar, i dënuar me 18 vite në Milano

Policia e Lezhës ka arritur të bëje të mundur ditën e sotme arrestimin e qytetarit Edmond Sufja, i cili ishte i dënuar në Milano me 18 vite heqje lirie për veprën penale të përfshirjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me Interpol Romën për të përfunduar proceduarat e ekstradimit, me qëllim që 48-vjeçari të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite  burgim, për veprën penale “Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Fast Albania dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg  për veprën penale “Organizatë  kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *