Një shqiptar nga Kosova, Burim Bajrami, 38 vjeç, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës teksa përpiqej të hynte në Shqipëri. Ai ishte i dënuar me 6 vjet burg në Maqedoninë e Veriut për trafikim të narkotikëve dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Interpol, vazhdon procedurat për ekstradimin e tij. Ai i ka mbetur rreth një vit e gjysmë për të vuajtur nga dënimi.