Një 34-vjeçar dhe një 43-vjeçare të shumëkërkuar, u kapen sot në kufirin greko-shqiptar .
Arrestimi i tyre u bë i mundur nga bashkëpunimi i policisë me sektorin e verifikimit të pasaportave në Kakavijë.
34-vjeçari mësohet të jetë i kërkuar me dy urdhra arresti të Prokurorisë Kalavrita për vjedhje në bashkëpunim, grabitje në bashkëpunim dhe trafik droge.
Bashkë me të u arrestua edhe një grua 43-vjeçe, me urdhër arresti të Prokurorisë së Athinës për bashkëpunim në trafikim të qenieve njerëzore.