Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë. Burime bëjnë me dije se Joana Duro është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Duro nuk është e vetmja zyrtare. Burime bëjnë me dije se përveç saj në pranga ka përfunduar edhe një tjetër zyrtare e ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto, e cila dyshohet se ështe përfshirë në afera korrupsioni.
Mbi ngjarjen reagoi pak më parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në turin e tij të falënderimeve në Tiranë, u shpreh se është e tmerrshme mungesa e sensit të etikës dhe të bihet në këtë nivel.
“Pak më parë dëgjova një lajm.
Një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë. Ana e pëlqyeshme e medaljes është që kapet një zyrtar që nuk është i denjë që të qëndroje në zyrë shteti. Uroj që të ketë më shumë të tilla, por nuk uroj që sa më shumë njerëz të bëjnë gjëra të tilla.
Mungesa e sensit të patriotizmit, detyrës, etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë nivel, është e tmerrshëm”, tha Rama.