Policia ka vënë në pranga përgjegjësin e zyrës së urbanistikës Rubin Hekurani dhe specialistin e kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj.
Burimet bëjnë me dije se arrestimet e personave në fjalë kanë të bëjnë me falsifikim dokumentash. Mendohet të ketë edhe persona të tjerë në bashkinë e Vlorës të cilët janë arrestuar nga policia.
Bëhet me dije se prezente prej disa ditësh ka qene edhe KLSH, jo vetëm në bashkinë e Vlorës por edhe në institucione të tjera.
Paraprakisht bëhet me dije se të tre zyrtarët akuzohen se kanë abuzuar me një leje ndërtimi për një ndërtesë në rrugën Trasballkanike. Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me këto arrestime.
/Priza.al/