Një shtetas shqiptar është arrestuar në Belgjikë pasi në makinën e tij iu gjetën bizhuteri me vlerë mijëra euro, të cilat ai nuk i kishte justifikuar dhe rezultoi se ishin të vjedhura. Ai u dënua me 18 muaj burg. Mediat belge raportojnë se shqiptari po shkonte drejt Shqipërisë me 57 280 euro bizhuteri të pa deklaruara.
Teksa policia po kontrollonte mjetin, nën drejtimin e shqiptarit, në pikën kufitare të Modanes, ata gjetën një numër të madh bizhuteri të mbështjellë copa pëlhure, të ndara në tre pjesë, ku u gjetën 154 gjerdanë, 85 unaza, 12 gurë të çmuar dhe 1 orë Rolex me vlerë rreth 10 mijë euro. Në total ato arrinin vlerën e 57 mijë e 280 eurove.
Shqiptari ka deklaruar para autoriteteve se bizhuteritë ia kanë dhënë në Belgjikë për t’i dërguar në Shqipëri, por gjykata e Albertville nuk është bindur dhe përveç 18 muajve burgim, ai ka marrë dhe një gjobë, me një vlerë të barasvlershme me bizhuteritë e vjedhura.