Një shtetas 50-vjeçar shqiptar, është arrestuar në zonën e Agion Nikolaos në Greqi pasi akuzohet se kishte vjedhur vazhdimisht makina të personave të ndryshëm. Sipas hetimeve të policisë, shqiptari ka kryer 9 grabitje makinash. Ai arrinte të hynte me dhunë dhe merrte paratë që drejtuesit e mjeteve kishin linë aty dhe bizhuteritë me vlerë.
Pas arrestimit të tij, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një kapuç, elektrik dore dhe mjete të tjera që 50-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhjet. Sipas mediave greke, shqiptari i kishte kryer grabitjet e makinave në këtë zonë që nga tetori i vitit të kaluar.