Itali/ Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali, veprimi që ai ka bërë ka qenë aspak i hijshëm dhe mund t’iu duket edhe i çuditshëm.
Teksa ka qenë në një lokal duke pirë diçka, 20-vjeçarit shqiptar si duket nuk i ka pëlqyer muzika dhe i ka kërkuar pronarit që ta ndërronte. Ky i fundit nuk ka pranuar dhe kjo gjë e ka nervozuar shumë shqiptarin i cili është ngritur dhe e ka goditur me xhama në fytyrë. Nga xhamat që i hodhi pronarit të lokalit, një copë e preu atë në qafë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Ternit. Pas sulmit i riu shqiptar u largua nga lokali, por u arrestua më pas në shtëpinë e tij nga autoritetet italiane të policisë.
/Burimi: La Nazione Umbria/ Përshtati: Priza.al/