Arrestohet shqiptari në Itali/ I sekuestrohet 150 mijë euro kokainë dhe 60 mijë euro cash

Itali/ Një operacion i mirëorganizuar nga ana e autoriteteve italiane për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, ka çuar në arrestimin e një shqiptari.

Sipas mediave vendase, shqiptari nuk kishte rekord të mëparshëm kriminal e megjithatë iu sekuestruan 860 gram kokainë dhe material me të cilin ai kryente paketimin e drogës. Nëse kokaina do të dilte në treg do të kishte një fitim prej 150.000 euro.

Pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij, policia sekuestroi 59.500 euro të cilat dyshohet se janë fituar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së drogës.

 

/Burimi: Radionbc.it/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *