Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Alessandria të Italisë, ku u kap me kokainë dhe mijëra euro në makinë.
24-vjeçari ka qenë i njohur dhe në ndjekje nga policia vendase. Mediat italiane shkruajnë se policia ka ndaluar automjetin e shqiptarit, ku gjatë kontrollit fizik, u gjetën dhe sekuestrua 30 gr kokainë dhe 5000 euro cash. Kokaina vlerësohet me 20 mijë euro, nëse do shitej në doza të vogla.