Arrestohet shqiptari në Itali, kishte fshehur 8 kg kokainë në…

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e nga policisë italiane. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari u ndalua në vendin e quajtur Castellanza gjatë një kontrolli të efektivëve të ‘anti-drogës’.

Pas kontrolleve në banesën e tij policia ka gjetur të fshehura në një kasafortë 8 kilogramë kokainë dhe 60 mijë euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

49-vjeçari u kap nga policia në banesën e tij teksa mbante në duar një qese prej pëlhure, brenda të cilit kishte një mbështjellës me 500 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Kontrolli më pas në gjithë shtëpinë ka zbuluar e 7.5 kg shtesë kokainë. Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, e cila iu nënshtrua sekuestrimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *