Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet financiare të Genova-s me 15 kg kokainë në Itali.
Kokaina ishte e ndarë në 14 pako dhe u gjet në bagazhin e një automjeti të parkuar, në lagjen Sestri Ponente të Genovas.
Mësohet se 26 vjeçari shqiptar është pikasur nga një patrullë policie teksa kryente veprime të dyshimta pranë një makine në një rrugicë pa krye të lagjes Sestri Ponente.
Kur ka parë policët, i riu është përpjekur të arratiset por ka qenë e pamundur, pasi është kapur./Priza.al