Arrestohet shqiptari në Itali, në kërkim për…

Ditën e dielë (19 mars) policia italiane, gjatë një kontrolli në Viale della Vittoria kanë parë rastësisht edhe të dhënat personale të një 36-vjeçari, shtetas shqiptar.

Nga marrja në pyetje rezultoi se ai ishte në kërkim për qëllime ekstradimi për llogari të autoriteteve shqiptare.

36-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë për hetime të mëtejshme. Kërkimi ndërkombëtar përfshinte një urdhër-arresti të lëshuar në vitin 2015 nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar, për plagosje të rëndë pas një konflikti me armë.

Pas një dënimi të dhënë me 2 vjet, shqiptari duhet të vuajë një dënim të mbetur prej një viti, shtatë muaj e katër ditë burg. Në përfundim të hetimeve, efektivët arrestuan shtetasin shqiptar dhe e transferuan ne burg më Ankona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *