Një i ri dukej nervoz dhe me pantallonta të fryra. Këto tipare shtynë policinë italiane të kontrollonin e më pas arrestonin 24-vjeçarin në Itali me vizë turistike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 marsit kur oficerët vunë re të riun që ecte në këmbë dhe vendosën ta kontrollojnë.
Sipas mediava të huaja ai kishte fshehur në pantallonat e shkurtra 24 gramë kokainë të ndarë në 32 mbështjellës për 118 doza. Më pas, ai u ngjit në makinë dhe u dërgua në komisariat, në të njëjtën kohë oficerë të tjerë kontrolluan dhomën e hotelit ku po qëndronte, por aty nuk gjetën asgjë.