Një 37-vjeçar shqiptar me precedent të mëparshëm penal është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 10 kg drogë, armë dhe 20 mijë euro cash.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë nën vëzhgim nga autoritete e vendit. Dyshohet se ai punonte si korrier të trafikut të drogës.
Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg kokainë, 1 armë zjarri dhe rreth 20000 euro cash.