Terroristi turk, Cimsir Demir është arrestuar sot. Demir ishte në kërkim nga Interpol-i me buletin të kuq dhe ai i është bashkuar organizatës nga provinca lindore Agri e Turqisë në vitin 2009 dhe më pas ka shkuar në veri të Irakut duke kaluar nëpër fshatrat e malit Tendurek.
Fillimisht, sipas inteligjencës turke, terroristi në fjalë vepronte në emër të organizatës në zonat Hakurk, Gara dhe Kandil në veri të Irakut; në vitin 2014 shkoi në Siri dhe iu bashkua radhëve të PYD/YPG-së për një vit, kurse viteve të fundit ishte pjesë e PKK/KCK-së në Kandil.
Terroristi Demir, i cili kishte vendosur të arratisej nga Iraku për t’i vijuar aktivitet e organizatës në Evropë, u kap me një operacion të rrufeshëm nga MIT-i dhe u soll në Turqi.
/Priza.al/