Arrestohet xhaxhai Aldi Ramës, theu arrestin shtëpiak

Ashtu si nipi i tij, edhe xhaxhai i Aldi Ramës ka thyer masën e arrestit shtëpiak pasi ishte dënuar për tregti lëndësh narkotike. Ditën kur vdiq Aldi Rama policia ushtroi një kontroll në banesën e tij dhe vuri re mungesën e tij.

Dyshohet se familjarët i thanë policisë se ai kishte shkuar në Tiranë për të marrë trupin e pajetë të nipit. Ditën e sotme Baki Rama do të dalë para gjykatës në Durrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai u arrestua në fund të muajit dhjetor të vitit 2020, por më pas gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij.

Aldi Rama është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai ka ndërruar jetë tre ditë më parë në spitalin e Traumës në Tiranë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *