Arrestohet ylli i pornografisë në Indi/ U premtoi 2 vajzave karrierë si aktore në ‘Bollywood’ por…

Një yll i filmave për të rritur në Indi, Nandita Dutta, 30 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se ka mashtruar disa vajza duke i detyruar të bëhen pjesë e filmave për të rritur dhe duke u premtuar një karrierë të sukseshme në Bollywood.

Ishin dy modele që ngritën denoncimin ndaj 30-vjeçares dhe e akuzuan atë se i detyroi ata të zhvisheshin para kamerës në Kolkata, Indi.

Njëra pretendon se ajo u detyrua të shfaqet në një video për të rritur në një hotel në New Town, ndërsa tjetra pretendon se ajo u detyrua të marrë pjesë në një xhirim nudo në një studio në Ballygunge.

Të dyja thanë se u ishte premtuar një karrierë në botën e aktrimit pas këtyre videove. Bashkë me Dutta-n, është vënë në pranga edhe bashkëpunëtori i saj Mainak Ghosh, 39 vjeç.

/Burimi TheSun/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *