The Telegraph nga Anglia ka dhënë lajmin e rëndë sot, se një futbollist i Premier League është arrestuar, pasi dyshohet të ketë përdhunuar një vajzë 20- vjeçare.
Futbollisti që është i së njëjtës moshë, dhe emri nuk i bëhet i ditur për arsye ligjore, thuhet të jetë ndër yjet e futbollit në Angli. Orët në vazhdim pritet të mësohet emri i lojtarit, ndërsa më poshtë mund të lexoni deklaratën e policisë.
“Më 4 korrik, një rast për përdhunimin e një gruaje rreth të 20-ave u raportua në polici. U raportua se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor 2022. Mashkulli u arrestua në Barnet me dyshimin për përdhunim dhe u dërgua në paraburgim. Hetimet po vazhdojnë”, shkruhet në deklaratë.