Arrihet marrëveshja! Elon Musk “rrëmben” Twitterin

Elon Musk ka arritur të blerë rrjetin social “Twitter”, me një shumë prej 44 miliardë dollarë.

Mësohet se bordi i kompanisë ka rënë dakord ta shesë “Twitterin”, pas një sërë cikël lajmesh të stuhishme në të cilën CEO i Tesla dhe SpaceX u bë një nga aksionerët më të mëdhenj.

Sakaq, Marrëveshja vjen pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte financuar 46.5 miliardë dollarë për të blerë kompaninë.

“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platforma për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një demokraci funksionale. Megjithatë, që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën e tij aktuale. Twitter duhet të transformohet si një kompani private,” tha Musk.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *