Arrihet marrëveshja, mbrojtësi i Barcelonës transferohet te gjigantët e Premier League

Clement Lenglet do transferohet nga Barcelona te Tottenham. Marrëveshja është arritur mes lojtarit dhe klubit anglez, teksa kanë mbetur të diskutohen vetëm detajet e fundit me blaugranasit.

Mbrojtësi francez shkon në Premier League si huazim, ndërsa nuk do përfshihet opsioni për blerjen e kartonit tregon gazetari italian Fabrizio Romano. Kujtojmë se Lenglet ka kontratë që e mban te Barça deri në verën e vitit 2016.

Tottenham vijon të përforcojë ekipin për Antonio Conten. Ky do jetë afrimi i katërt i verës, pas Perisiç, Bissouma, Richarlison dhe Forster.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *